17.03.22
Programi
Të dashura mikesha, të dashur miq,
Ju ftojmë të tubohemi në Prishtinë, më 17 mars 2021. Do të prezantojmë përmbledhjet shumëgjuhëshe me tregime të shkurtra me temën e pajtimit nga konkursi Biber dhe autoret dhe autorët nga rajoni, si dhe do të bisedojmë për rëndësinë e letërsisë së angazhuar dhe artit në përgjithësi.
Ngjarjen e organizojmë bashkë me Fondin për të Drejtën Humanitare Prishtinë në hapësirën “Kino Armata”, më 17.3.2022 nga ora 19:00. Biseda do të zhvillohet në gjuhën shqipe, bosnjake / kroate / serbe, me përkthim të siguruar.
Në bisedë do të marrin pjesë anëtarja e jurisë nga konkursi Biber 03, Rumena Buzharovska (Shkup), si dhe autorët e tregimeve të publikuara nga konkursi Biber 03 dhe Biber 04: Stefan Slavkoviq (Beograd), Ante Storiq (Shibenik), Besa Kalaja (Prishtinë), Afrim Demiri (Ferizaj) dhe Ivana Franoviq (Ekipi Biber, Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd). Moderatore do të jetë Linda Gusia (Prishtinë).
Përmbledhjet e tregimeve që po i prezantojmë janë fryt i konkursit "Biber 03" dhe "Biber 04" për tregime të shkurtra për pajtimin në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, si dhe tregime që mund të kontribojnë për mirëkuptim, zbutje të urrejtjes dhe thyerje të paragjykimeve, tregime kundër luftës, tregime për ballafaqimin me të kaluarën, dekonstruktim të imazheve të armikut, ndjeshmëri me të tjerët, tregime të guximshme që guxojnë të ecin me këpucët e "armikut", tregime që shtyjnë kufijtë dhe hapin rrugën për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë dhe më të lirë për të gjithë.
Konkursi dhe të gjitha përmbledhjet janë shumëgjuhëshe dhe në to mund të marrin pjesë autore dhe autorë që shkruajnë në gjuhën shqipe, bosnjake, malazeze, kroate, serbe e maqedone.
Konkursi i pestë i Biber është në zhvillim e sipër, dhe është hapur nga dhjetori i vitit 2021. Tregimet mund të dërgohen deri më 1.6.2022. Informatat lidhur me kushtet e konkursit mund t'i gjeni në biber.nenasilje.org.