19.01.23
Programi
Alphaville (1965) / Regjisor: Jean-Luc Godard / Kohëzgjatja: 99 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS
Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.
Si pjesë e Homazhit për Jean-Luc Godard, Kino ARMATA shfaqë Alphaville, film neo-noir fantastiko-shkencor i Valës së Re Franceze nga viti 1965 me regji të Jean-Luc Godard. Në role kryesore janë Eddie Constantine, Anna Karina, Howard Vernon dhe Akim Tamiroff. Filmi e fitoi Ariun e Artë në Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në vitin 1965.
Alphaville kombinon zhanret e film noir dhe fantastiko-shkencës distopike. Nuk ka pajisje speciale ose aranzhime futuristike; filmi është xhiruar në lokacione të vërteta në Paris, ku rrugët e kryeqytetit shndërrohen në Alphaville, derisa xhamat modernist dhe ndërtesat e betonit (të cilat në vitin 1965 ishin të reja dhe kishin dizajn të çuditshëm arkitektonik) paraqesin enterieret e qytetit. Filmi është vendosur në të ardhmen por personazhet u referohen ngjarjeve të shekullit XX; për shembull, heroi përshkruan veten si veteran i Gadalcanal.
Jean-Luc Godard (1930-2022) ishte regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i "New Wave Francez". I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.
BIOGRAFIA DETAJE: http://www.newwavefilm.com/french.../jean-luc-godard.shtml