EN

Agnès Varda Triptych

Ô saisons, ô châteaux (1957), 22 min. / Elsa la rose (1965), 20 min. / Documenteur (1980), 63 min. / Shteti: Francë / Regjisore: Agnes Varda / Gjuha: Frengjisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS 

Agnès Varda (1928 – 2019) ishte regjisore, skenariste, fotografe dhe artiste franceze e lindur në Belgjikë. Puna e saj e hershme ishte e rëndësishme për zhvillimin e lëvizjes filmike me ndikim Vala e Re Franceze e viteve 1950 dhe 1960. Filmat e saj fokusohen në arritjen e realizmit dokumentar, adresimin e çështjeve të grave, dhe komentimet tjera shoqërore, me stil të veçantë eksperimental.

Puna e Varda përfshinë xhirimet në eksterier kur kufizimet e teknologjisë së zërit e bënin më të lehtë dhe më të zakonshëm xhirimin në hapësira të mbyllura, me vend-xhirime të konstruktuara dhe panorama të vizatuara. Përdorimi i aktorëve joprofesional ishte gjithashtu jokonvencional për kinemanë franceze të viteve 1950. Filmi i parë i gjatë i Varda ishte La Pointe Courte (1955), i pasuar nga Cléo from 5 to 7 (1962), njëri prej filmave të saj kryesor narativ, Vagabond (1985), dhe Kung Fu Master (1988). Varda ishte gjithashtu e njohur për punën e saj si dokumentuese me filmat si Black Panthers (1968), The Gleaners and I (2000), The Beaches of Agnès (2008), Faces Places (2017), dhe filmi i saj i fundit, Varda by Agnès (2019).

Regjisori Martin Scorsese e përshkroi Varda-në si "njërën prej Perëndive të kinemasë". Mes shume shpërblimeve dhe nominimeve, Varda ka marrë Palme d'Or nderi në Cannes Film Festival, Golden Lion në Venice Film Festival, Oscar nderi, dhe është nominuar për Oscar për Filmin më të Mirë Dokumentar.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.