EN

A Summer's Tale (1996)

A Summer’s Tale (1996) / Vendi: Francë / Regjisorë: Eric Rohmer / Gjatësia: 141 min / Gjuha: Frëngjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Vala e Re (frengjisht: La Nouvelle Vague) është lëvizje filmike franceze e cila u shfaqë nga fundi i viteve 1950. Lëvizja karakterizohej nga refuzimi i konventave tradicionale të filmbërjes dhe përpjekja për eksperimentim dhe frymë të ikonoklazmës. Filmbërësit e Valës së Re hulumtuan qasjet e reja të montazhës, stilit vizuel dhe narativ, si dhe angazhimin me frymat sociale dhe politike të kohës, duke përdorur shpesh ironinë ose eksplorimin e temave ekzistenciale.

Të mërkurën, 16 shkurt 2022, në 19:00 shfaqet A Summer's Tale (1996), film romantik francez me regji të Éric Rohmer. Ky është filmi i tretë i tij në serinë Contes des quatre saisons (Rrëfimet e Katër Stinëve), që përfshinëA Tale of Springtime (1990), Conte d'été, Autumn Tale (1998), and A Tale of Winter (1992). Ngjarja është e bazuar në përvojat e Rohmer si studenti ri i filmit dhe lidhjet që kishte.Filmi është shfaqur në seksionin Un Certain Regard të Festivalit të Kanës në vitin 1996.

Éric Rohmer (1920 - 2010), ishte regjisor, kritik filmi, gazetar, novelist, skenarist dhe mësues francez. Rohmer ishte i fundit nga regjisorët e Valës së Re Franceze të bëhej i njohur. Ai redaktoi revistën e filmit me ndikim Cahiers du cinéma mes viteve 1957 dhe 1963, derisa shumë kolegë të tij—mes tyre edhe Jean-Luc Godard dhe François Truffaut—kalonin prej kritikës së filmit në filmbërje dhe fitonin reputacion ndërkombëtar. Ai u bë i njohur rreth vitit 1969 kur filmi i tij My Night at Maud's u nominua për çmimin Oscar. Ai fitoi në San Sebastián International Film Festival me Claire's Knee në vitin 1971 dhe Luanin e Artë në Venice Film Festival për The Green Ray në vitin 1986. Rohmer fitoi Luanin e Artë për Karierë në Venice Film Festival's në vitin 2001.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.