31.08.22
Programi
A Bucket of Blood (1959) / Regjisor: Roger Corman / Kohëzgjatja: 66 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS
A Bucket of Blood është komedi e zezë horror e vitit 1959 me regji të Roger Corman. Në rolin kryesor është Dick Miller dhe analizon 'beat' kulturën. Filmi, i prodhuar me buxhet prej $50,000, ishte xhiruar për pesë ditë dhe i ka të gjitha tiparet estetike të 'low-budget' veprave të Corman. I shkruar nga Charles B. Griffith, filmi është satirë e errët dhe komike për një kamarier të ri ekstrovert në një kafene bohemësh i cili njihet si skulptor i spikatur kur rastësisht vret macen e qiradhënëses së tij dhe e mbulon me baltë për t'i fshehur gjurmët. Kur i kërkohet të prodhoj punë të ngjashme, ai bëhet vrasëtar.
A Bucket of Blood ishte i pari prej tri bashkëpunimesh mes Corman dhe Griffith në zhanrin e komedisë, i pasuar nga The Little Shop of Horrors (i cili është xhiruar në setin e njejtë sikur A Bucket of Blood) dhe Creature from the Haunted Sea. Corman nuk ishte sprovuar më parë në këtë zhanër, edhe pse prodhimet e kaluara dhe të ardhshme të Corman në zhanret tjera inkorporojnë elemente komike. Filmi është satirë jo vetëm i vet filmave të Corman por edhe i botës së artit dhe filmave për tinejxher nga vitet 1950. Filmi njihet në shumë qarqe si portretizim i sinqertë dhe jodiskriminues i karakteristikave të 'beat' kulturës, përfshirë artin, vallëzimin dhe mënyrën e jetesës.