EN

10 Vjetori i Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë

Më 1 Prill bëhet një dekadë, qëkur ANAK filloi ofrimin e shërbimeve direkte dhe individuale terapeutike për fëmijët me autizëm. Janë dhjetë vite të mbushura me sakrificë, punë të palodhshme dhe përkushtim. Por edhe dhjetë vite me përplot suksese të prekshme, e me rezultate që kanë vijuar të rriten vit pas viti.

Me 1 Prill në Kino Armata nga ora 12:00-14:00, ANAK ju fton përzemërsisht për të marrë pjesë në shënimin e kësaj dite të rëndësishme, e cila do të shërbej edhe si avokim i mëtutjeshëm për të drejtat e personave me autizëm.